Seks dhe coronavirus, Holanda shkon në ndihmë të beqarëve me “miqtë e krevatit” - Bota Sot
Seks dhe coronavirus, Holanda shkon në ndihmë të beqarëve me “miqtë e krevatit”

Evropë

Seks dhe coronavirus, Holanda shkon në ndihmë të beqarëve me “miqtë e krevatit”

Më: 19 maj 2020 Në ora: 23:52
Ilustrim

Në kohën e karantinës për shkak të coronavirus-it, Holanda ka treguar një interes të madh për mirëqënien seksuale të qytetarëve të saj, duke ndërmarrë disa nisma të veçanta për të rregulluar marrëdhëniet.

Për të shkuar në ndihmë të nevojave të të gjithëve, Instituti i Shëndetësisë ka menduar edhe për beqarët, duke u sugjeruar atyre një “seksbuddy”, domethënë “një mik/mikeshë krevati” të qëndreueshëm për të kaluar periudhën gjatë së cilës do të jetë e domosdoshme të ruhet distancimi social.

Nga 23 marsi, Holanda po përballet me një karantinë më pak të rreptë në krahasim me vendet e tejra. Që nga fillimi i saj, çdo familje mund të ftonte në shtëpi deri në tre persona, me kusht që të ruhej distanca 1,5 metra.

Si në shumë vende të tjera, edhe në Holandë rregulli përjashtonte në parim lidhjet “jo zyrtare”. Pas një artikulli të publikuar në Het Parool, ku seksi përkufizohej si “një e drejtë njerëzore dhe jo një luks ose një tekë”, debati është ndezur deri në lëshimin e bërë nga Rvim, Instituti Shëndetësor i Holandës.

Dhe tani, përveç rrethit të “të afërmve” të autorizuar, është shtuar mundësia e një të ftuari të veçantë: një “seksbuddy” (domethënë një “mik krevati”) ose një “cuddle buddy” (“mik për përkëdhelje”). Kjo normë është miratuar me qëllimin për të ëmbëlsuar karantinën për ata që  janë beqarë dhe që mund të vuajnë nga mungesa e përkëdheljeve dhe kontaktit seksuel gjatë karantinës.

Megjithatë, intimiteti përmban disa rreziqe që duhen menaxhuar dhe menjëherë pas miratimit të Rvim për “miqtë e krevatit” kanë ardhur polemikat. Një zëdhdnës i Institutit ka saktësuar:

“U kemi thënë beqarëve që të mos bëjnë seks, por kjo ndodh gjithsesi në realitet. Është normale që një beqar të ketë dëshirë për kontakt fizik, por është shumë e rëdësishme që të reduktohet në minimum rreziku i infektimit. Në të vërtetë, Institui i Shëndetësisë u ka sugjeruar beqarëve që të gjejnë një partner të qëndrueshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat