Rusia raporton bilancin e ri me COVID-19

Evropë

Rusia raporton bilancin e ri me COVID-19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 11:18
Foto

Rusia ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Rusi, tashmë shteti i dyti më i lartë në botë, ka kaluar 300,000, raporton Reuters.

8,764 infeksione të reja të koronavirusit u raportuan të mërkurën duke rritur totalin në 308.705.

Megjithatë, kjo është rritja ditore më e ultë që nga 1 maj.

Dr Melita Vujnovich, përfaqësuesi i OBSH-së në Rusi, tha që ajo besonte se situata në vend kishte hyrë në një fazë stabilizimi, raportoi agjensia e lajmeve TASS.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë raste sesa Rusia, megjithëse niveli i vdekjeve ruse mbetet shumë më i ulët se shumë vende të tjera, diçka që është marrë në pyetje nga disa kritikë dhe të afërm të atyre që kanë vdekur.

Rusia thotë se mënyra se si numëron vdekjet është më e saktë se të tjerët megjithatë dhe e ka mbrojtur çasjen e saj.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 2.972 të mërkurën, me 135 vdekje të reja të raportuara në 24 orët e fundit, tha qendra e reagimit të koronavirusit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat