Mbi 4000 të vdekur në Suedi nga Coronavirusi

Evropë

Mbi 4000 të vdekur në Suedi nga Coronavirusi

Më: 25 maj 2020 Në ora: 15:15
Ilustrim

Numri i të vdekurve në Suedi nga Coronavirusi i ri ka kaluar shifrën e 4.000, është njoftuar të hënën nga Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë.

Të dhënat e publikuara në faqen kanë treguar se janë regjistruar 4029 të vdekur nga COVID-19 në përgjithësi, ndërsa 31 janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. Po ashtu numri i të infektuarve është rritur për 384 në 24 orët e fundit, duke arritur shifrën totale në 33.843.

Suedia ka marrë një qëndrim të butë në luftën ndaj virusit, duke lënë të hapura shumicën e shkollave, shitoreve dhe restoranteve dhe duke u mbështetur në masat vullnetare të fokusuara në distancën sociale dhe po ashtu higjienën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat