Turqia lëshon urdhërarrest për 118 persona, dyshohen për lidhje me Gylenin

Evropë

Turqia lëshon urdhërarrest për 118 persona, dyshohen për lidhje me Gylenin

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarrest për 118 persona, shumica prej tyre anëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë. Ata po dyshohen për lidhje me një rrjet që Ankaraja e akuzon për puçin e dështuar të vitit 2016.

Organet e drejtësisë kanë kryer shumë arrestime në të kaluarën në lidhje me personat e dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen që nga puçi i dështuar i korrikut të vitit 2016, kur 250 persona ishin vrarë, shkruan “Reuters”.

Zyra e prokurorit ka thënë se ka lëshuar urdhërarrest për 42 pjesëtarë të personelit të ushtrisë dhe xhandarmërisë pas rezultatit të deklaratave të të ndaluarve të tjerë dhe analizave të bisedave telefonike. Në mesin e tyre ishin 24 zyrtarë që tash për tash janë në detyrë.

Në një operacion tjetër, prokuroria e ka kërkuar arrestimin dhe ndalimin e 76 personave nga personeli civil dhe ushtarak nën akuzën se përmes telefonave kanë kontaktuar anëtarë të rrjetit. 74 prej tyre janë në detyrë tash për tash.

Në listën e personave që kërkohen për t’u arrestuar ka pjesëtarë të forcave tokësore, ajrore dhe detare. Aty gjendet edhe një colonel dhe tre lejtnantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat