Dramë në Kiev, kërcënonte se do ta hidhte veten në erë – policia arreston burrin

Evropë

Dramë në Kiev, kërcënonte se do ta hidhte veten në erë – policia arreston burrin

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:52
Foto Ilustrim

Një urë në Kiev të Ukrainës është mbyllur sot, kur një burrë kërcënoi se do të aktivizojë bombën, megjithatë ai është “neutralizuar” shpejtë dhe ka përfunduar në pranga të autoriteteve të sigurisë.

Policia në Kiev ka njoftuar se kishte pranuar një telefonatë për vënie të një bombe, kurse për shkak të këtij incidenti ishte ndalur trafiku dhe u mbyllën disa stacione të metrove.

Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat ukrainase, shihet një burrë me maskë duke qëndruar në urë dhe duke mbajtur një çantë me përmbajtje të panjohur.

Në anën tjetër zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka deklaruar se ende nuk e kanë identifikuar burrin, megjithatë ka pranuar se është arrestuar.

E në videon e publikuar dëgjohen disa të shtëna gjatë momentit të arrestimit – më saktësisht intervenimit të njësive speciale të policisë ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat