Deputeti britanik djersitet gjatë fjalimit në Kuvend, dyshohet për koronavirus - Bota Sot
Deputeti britanik djersitet gjatë fjalimit në Kuvend, dyshohet për koronavirus

Evropë

Deputeti britanik djersitet gjatë fjalimit në Kuvend, dyshohet për koronavirus

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:31
Alok Sharma

Deputeti i Parlamentit britanik, Alok Sharma, i është nënshtruar testit për COVID-19, pasi që djersitja e tij derisa po fliste nga foltorja, alarmoi kolegët e tij.

Sipas videos së publikuar nga gazeta britanike “The Telegraph”, Sharma shihet që djersitet herë pas herë dhe fshin ballin me fasoletë. Ndërkohë e gjitha salla është “dezinfektuar” pas largimti të tij nga salla.

Deputeti në fjalë kishte marrë pjesë në një takim në “Dowling Street”, në kabinetin e kryeministrit britanik Borsi Johnson i cili ishte i infektuar me koronavirus.

Edhe pse, numri i deputetëve që lejohen të ulen në Parlament vazhdon të jetë i kufizuar, shumë prejt tyre nuk janë të kënaqur që duhet të rikthehen në Westminister, duke pretenduar se paraqet rrezik për ta dhe votuesit e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat