Dëmton lulen e fqinjit me top, fëmija i lë një letër dhe para për dëmshpërblim

Evropë

Dëmton lulen e fqinjit me top, fëmija i lë një letër dhe para për dëmshpërblim

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:33
Letra

Ishte duke lozur me top, kur aksidentalisht dëmtoi lulen në oborrin e fqinjit të tij.

Kështu vendosi që ti shkruante një letër ndjese dhe ti linte 5 euro si dëmshpërblim.

Është ky veprimi fisnik i një fëmije 11 vjeç, në Trieste të Italisë.

Historia është treguar në rrjetet sociale nga docenti i filozofosh në Universitetin e Trieste, duke publikuar edhe letrën e shkruar me dorë:

“Mirëdita, kërkoj ndjesë për lulen. E godita aksidentalisht me top. Ja ku i ke 5 euro për dëmin”.

Profesori shkruan se, “Kursi im i radhës i etikës publike në Universitet, do të nis nga këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat