Rregullat e forta largojnë turistët nga Spanja, plazhet e Majorkës të boshatisura

Evropë

Rregullat e forta largojnë turistët nga Spanja, plazhet e Majorkës të boshatisura

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:15
Majorkë

Plazhistët në ishullin Balearik në Majorca shijuan një ditë pa mbipopullimin e zakonshëm. Majorca ishte e para që u rihap për turistët ndërkombëtarë që kërkonin diell, det dhe festa në Spanjë, por pandemia e koronavirusit ka dobësuar ndjeshëm biznesin.

Gjermania ra dakord të hapte linjën ajrore pa karantinë me Spanjën që nga 15 qershori. Vitin e kaluar, gjermanët përbënin 1/3 e turistëve ndërkombëtarë në Ishujt Balearik, një arkipelag në brigjet lindore të Spanjës që përfshin edhe ishullin Ibiza.

Spanja ka shkuar më larg se destinacionet e tjera më të mira turistike në rajon duke bërë maskat të detyrueshme dhe mbajtjen e distancës prej 1.5 metrash e cila është pothuaj e pamundur.

Ishujt Balearik dhe Katalonja - destinacionet më të frekuentuara turistike në Spanjë - e kanë bërë rregullin edhe më të ashpër duke e imponuar kudo në publik, pavarësisht distancave.

Vënia e maskave të detyrueshme për fytyrën kudo ka të ngjarë të largojë turistët nga Spanja, tha Shoqata e Biznesit e Ishujve Balearik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat