COVID-19/ Rriten rastet e reja në Itali

Evropë

COVID-19/ Rriten rastet e reja në Itali

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:14
Itali

Krahasuar me ditën e shtunë, rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të lehtë.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se janë konfirmuar 234 persona pozitivë me Covid-19, ndërsa të shtunën ishte 188 raste të reja.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.

Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat