Moti i keq ‘’përmbyt’’ Kroacinë

Evropë

Moti i keq ‘’përmbyt’’ Kroacinë

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Stuhitë e mëdha që goditën pjesën më të madhe të Kroacisë dje në mbrëmje bëri që zjarrfikësit t’u përgjigjen në thirrje të shumta, ndërkohë që u shënua edhe një viktimë.

Shirat e dendur me erëra të forta goditën zonën bregdetare veriore të Rijekës, Opatisë dhe Crikvenicas, si dhe ishujt e Kërkut dhe Cresit.

Në qarkun e Zagrebit, zjarrfikësit iu përgjigjën 15 thirrjeve, kryesisht për të pompuar ujin nga ndërtesat, por edhe për të pastruar kanalet e kullimit dhe për të hequr pemët dhe degët e rëna.

Në qarkun e Varazhdinit, zjarrfikësit iu përgjigjën dhjetë thirrjeve, gjithashtu për të pompuar ujin dhe për të hequr pemët dhe degët e rëna, përfshirë edhe nga linjat e energjisë.

Situata më e keqe është në Zagreb.

Ndërsa nxirrte ujin nga një banesë, zjarrfikësi Davor Kovaçiç, 53 vjeç, humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat