Në Gjermani gjenden bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Evropë

Në Gjermani gjenden bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:34
Foto Ilustrim

Nga Munster, ditën e diele, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, rreth 16.000 banorë, për arsye se filloi operacioni i asgjësimit të bombave të mbetura nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.

Nga evakuimi i njerëzve, autoritete gjermane po përfitojnë, duke lejuar specialistët të ekzaminojnë në detaje pesë bombat e e pashpërthyera nga koha e luftës.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Markus Lewe, evakuimi i gjithë atyre njerëzve, “është një nga evakuimet më të mëdha në historinë gjermane”.

Gjithashtu janë bërë gati edhe vendet ku do të ekzaminohen bombat, duke u siguruar  me kontejnerë me ujë, në rast shpërthimi dhe shtypjes së valëve nga presioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat