Përfundon Kuvendi i Malit të Zi, Aleksa Beçiq kryetar i ri

Evropë

Përfundon Kuvendi i Malit të Zi, Aleksa Beçiq kryetar i ri

Nga: D.G. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:34
Kuvendi i Malit të Zi

Ka përfunduar mbledhja konstituive e Kuvendit të Malit të Zi me votimin e Aleksa Beçiqit nga Mali i Zi demokratik për kryetar të Kuvendit, ndërsa tri koalicionet fituese janë marrë vesh që mandatar për formimin e qeverisë të jetë Zdravko Krivokapiq.

Të përkujtojmë se, për shkak se liderët e partive opozitare të cilat kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi me ditë të tëra nuk ia dolën të merren vesh se kush do të jetë kryetar i Kuvendit e kush mandatar, ndërsa gazetës Vijesti të Podgoricës i kishte ardhur konfirmimi se mbledhja do të ndërpritet.

Mirëpo mbledhja pati rrjedhë tjetër dhe sapo filloi debati, deputeti i Frontit Demokratik Milan Knezheviq ka thënë se e mbështesin Zdravko Krivokapiqin për mandatar, në mënyrë të të eleminohen dyshimet se janë serbët ata të cilët po e pengojnë formimin e qeverisë. Nuk na interesojnë fotelet, por vetëm e ardhmja e Malit të Zi. E mbështesim Aleksa Beçiqin për kryetar të Kuvendit, ndërsa Zdravko Krivokapiqin për mandatar, ka thënë ai.

Dritan Abazoviqi ka thënë se kjo që u bë e ditur nga koalicioni për të Ardhmen e Malit të Zi është e pranueshme, mund të fillojmë me zgjedhjen e kryetarit dhe mandatarit.

Aleksa Beçiq ka thënë se pushteti i ri do të jetë properëndimor, promalazias dhe pajtues. 

Gjatë pauzës tri koalicionet fituese kanë vendosur që Zdravko Krivokapiq të jetë mandatar. Këtë e kanë bërë të ditur nga Fronti Demokratik në profilin e tyre në Tëitter, ku kanë poastuar një letër me nënshkrime të të gjithë deputetëve, të cilët do të mbështesin Krivokapiqin.

Bartësi i listës "Për të ardhmen e Malit të Zi", Zdravko Krivokapiq, tha se perceptimi se peshkopi Joanikije dhe metropoliti Amfilohije ishin atje për të formuar qeverinë në Malin e Zi ishte i gabuar.

"Në asnjë moment ata nuk përmendën emra, ne të gjithë u përpoqëm të arrijmë një marrëveshje dhe të gjejmë masën e duhur të marrëveshjes," u tha Krivokapiq gazetarëve në Kuvendin e Malit të Zi me rastin e takimit të djeshëm në Ostrog.

Ai gjithashtu tha se qeveria e re nuk do të ndajë qytetarët.

Abazoviq u tha gazetarëve se Koalicioni Bardh e Zi nuk ka kërkesa të veçanta, por se ai pret që të mos ketë "njerëz mendjelehtë" në sektorë që lidhen me sigurinë kombëtare.

Kur u pyet se kush janë njerëzit mendjelehtë, Abazoviq tha se dihet se kujt i referohet.

"Na duhet shumë mençuri, ne nuk jemi vetëm përgjegjës ndaj votuesve tanë, por para të gjithë qytetarëve," tha Abazoviq.

Ai tha se do të dëshironte që barajtësi i listës së koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, të formonte qeverinë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat