Sulmuesi që plagosi dy persona në Paris e pranon: Cak ishte “Charlie Hebdo”, e papranueshme të ripublikohen karikaturat e profetit Muhamed

Evropë

Sulmuesi që plagosi dy persona në Paris e pranon: Cak ishte “Charlie Hebdo”, e papranueshme të ripublikohen karikaturat e profetit Muhamed

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Një i ri i cili me hanxhar sulmoi dhe plagosi dy persona në Paris është duke bashkëpunuar me policinë, madje ka theksuar se cak ka qenë revista satirike “Charle Hebdo”.

Sulmi ka ndodhur para zyrave në të cilat militantët radikal gjatë vitit 2015 qëlluan për vdekje punonjësit e revistës “Charlie Hebdo”, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

Bëhet fjalë për një 18-vjeçar i cili u arrestua nga policia franceze menjëherë pas sulmit, duke pranuar se ka lindur në Pakistan dhe se sulmin e ka kryer për shkak të ripublikimit të karikaturave të profetit Muhamed në revistën satirike që sipas tij ishte e “papranueshme”.

Kujtojmë që redaksia e revistës “Charlie Hebdo” e cila katër vite më parë ndërroi lokacion, është cak i kërcënimeve të vazhdueshme që nga 2 shtatori kur ripublikoi karikaturat e profetit Muhamed, në ditën kur edhe filloi procesi gjyqësor nga kryesve të sulmit në vitin 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat