Çifti që pozoi në hekurudhë për fotografi martese, dënohet nga autoritetet britanike

Evropë

Çifti që pozoi në hekurudhë për fotografi martese, dënohet nga autoritetet britanike

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:21
Çifti që pozoi në hekurudhë

Një çift i sapo martuar që pozoi për fotografi martese në shinat hekurudhore në North Yorkshire të Anglisë u dënua nga organi publik i Britanisë së Madhe, Network Rail.

Sipas BBC,çifti u kap nga kamerat e sigurisë duke pozuar në një linjë pranë qytetit Whitby në muajin korrik.

Ndërkohë raportohet se 5,000 shkeljeje u regjistruan midis qershorit dhe muajit shtator, nga njerëzit që i përdornin hekurudhat për fotografi.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Network Rail ku tha se shkrepja e fotografive ishte “budallallëk i thjeshtë”.

Alison Evans nga Policia Britanike e Transportit tha se hekurudha nuk i ngjanë një mjedisi të përshtatshëm ose i sigurt për një set fotografik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat