Vritet serbi i shumëkërkuar, pas 4 atentateve, u bë i njohur me vjedhjen spektakolare në Itali

Evropë

Vritet serbi i shumëkërkuar, pas 4 atentateve, u bë i njohur me vjedhjen spektakolare në Itali

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 11:25
Ai kishte grabitur një dyqan luksoz të bizhuterive në Milano, bashkë me serbin tjetër, Urosh Ivkoviq

Aleksander Saraç, serbi që u plagos pak ditë më parë në vendparkimin e një qendre tregtare në Beograd, ka ndërruar jetë. Ky ishte atentati i katërt ndaj tij dhe doli të jetë fatal.

Saraçi ishte bërë i njohur më një krim spektakolar, në Itali.

Ai kishte grabitur një dyqan luksoz të bizhuterive në Milano, bashkë me serbin tjetër, Urosh Ivkoviq.

Si anëtar të bandës “Pink Panther”-i, të dy serbët kishin arritur që brenda pak minutash të kryenin krimin në qendër të Milanos.

Saraçi dyshohet se ishte në shënjestër të një grupi kriminal nga Beogradi, anëtarët e të cilit e shpallen atë si të kërkuar dhe bashkëpunëtor të dëshmiratëve të pambrojtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat