Gazetari i njohur: Personi i vrarë nga policia mbante rrip shpërthyes dhe një qese me municion

Evropë

Gazetari i njohur: Personi i vrarë nga policia mbante rrip shpërthyes dhe një qese me municion

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 01:09
Vjenë

Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Deri tash është raportuar se së paku dy persona janë vrarë, ndërsa Spitali i qytetit të Vjenës thotë 15 persona të plagosur kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Njëri nga persona e vdekur mbeti i vrarë pasi u qëllua nga forcat e rendit.

Gazetari i ‘The Guardian’ Philip Oltermann, raporton se personi që u vra nga Policia e Austrisë mbante një rrip shpërthyes dhe një qese të mbushur me sasi municioni.

“Disa “autorë të sulmit” që besohet të jenë akoma të lirë. Duke cituar burime qeveritare, reporteri i ORF transmeton se personi i armatosur i qëlluar jashtë Kishës së St Ruper mbante një rrip shpërthyes dhe një qese të mbushur me një sasi të madhe municioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat