Fotoja prekëse/ Vajza qëndron 7 orë mbi tavanin e makinës për të përshëndetur nënën në spital

Evropë

Fotoja prekëse/ Vajza qëndron 7 orë mbi tavanin e makinës për të përshëndetur nënën në spital

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Vajza qëndron mbi tavanin e makinës për të përshëndetur nënën në spital

Kjo foto është shkrepur në Como të Italisë, ku  ka protagoniste  një vajzë e cila qëndroi me orë të tëra në këmbë, mbi kabinën e makinës,  duke parë dritaren e spitalit ku ishte e shtruar nëna e saj me shpresën për të përshëndetur nënën  e saj.

Fotoja – e shkrepur nga Salvatore Amura, i cili banonte përballë spitalit, – tregon shpresën që ka vajza për të parë nënën, e cila ndodhet në izolim në një nga pavionet e Covid në spitalin Valuce në Como, një nga zonat më të prekura nga covidi.

“Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njërëzit e tyre, ti bëjnë ata ti ndjejnë afër, kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë.

Vajza qëndrone aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite , momenti kur unë bëra foton. Shpresojë që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”, ishin fjalët e Salvadores në postimin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat