Ushtarët turq do të marrin pjesë në paradën ushtarake që do të mbahet në sheshin Azadliq në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, me rastin e fitores së ushtrisë azerbajxhanase në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët turq që do marrin pjesë në ceremoni kanë kryer prova në rrugët e Bakusë.
Të përbërë nga forcat komando ushtarët turq kryen prova të parakalimit me sloganet "Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet" dhe "çdo gjë për dëshmorët".
Në ceremoninë e cila parashikohet të zhvillohet më 10 dhjetor, pritet që Turqia të përfaqësohet nga presidenti, Recep Tayyip Erdoğan.