Shuplakë Vuçiqit: Ia sulmojnë familjen, infektologu ia kthen medaljen

Evropë

Shuplakë Vuçiqit: Ia sulmojnë familjen, infektologu ia kthen medaljen

Nga: B.S. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Infektologë (Ilustrim)

Infektologu nga Zajeçari, Nenad Ristoviq, të cilit i është dhënë Medalja e artë për merita në luftë kundër virusit korona, ia ka kthyer dekoratën kryetarit serb Aleksandar Vuçiç për shkat të sulmeve ndaj familjes së tij, për të cilat thotë se vinë nga "dy kriminelë" nga maja e Partisë progresiste serbe (SNS)në atë qytet.

Në një konferencë për shtyp, Ristoviq i ka dërguar letër të hapur Vuçiqit, në të cilën ai thotë se po i drejtohej atij si president i SNS-së.

"Kam vuajtur goditje dhe sulme nga anëtarët e partisë suaj që nga viti 2012 dhe jam mësuar me to. Dhe ju mund ta merrni me mend se çfarë arsenali fyerjesh kanë. Dhe reagimi im nuk do të ishte kaq intensiv sikur dyshja me kryesuesin e kriminelëve nga kreu i partisë suaj në Zajeçar, një i dënuar për shpërdorim detyre dhe tjetri për dhunë në familje, nuk kaloi çdo kufi dhe masë. Goditën familjen time. Familja është e shenjtë. Pa një familje, nuk ka Serbi", thotë Ristoviq.

Sipas medieve serbe, kjo po ndodh sepse ata duan të fitojnë pikë politike për zgjedhjet e ardhshme lokale në prill 2021 duke sulmuar familjen e tij dhe sepse besojnë se Vuçiqi, duke i dhënë atë medalje, i dha atij një avantazh që është i paarritshëm.

"Po ju drejtohem juve si baba, burrë dhe njeri qëllimin e të cilitmos e merrni personalisht, por si luftë për mua dhe familjen time dhe tuajën. Sepse njerëz të tillë ose të ngjashëm që nuk kanë asgjë nga morali apo familja, nuk dinë për vlerat e jetës. Kjo është arsyeja pse unë po jua kthej medaljen, jepjuani atyre ose dikujt sipas masës dhe kritereve të kriminelëve të përmendur, sepse asnjë medalje, edhe nëse është e artë, nuk mund të jetë më e madhe dhe më e lartë se familja ", deklaroi Ristoviq.

Ristoviq thotëi se ka mbaruar Fakultetin e mjekësisë dhe specializimet me nota të larta, se ka punuar për 23 vjet dhe se është shefi i departamentit që ofron shërbime dhe kujdeset për qytetarët e tetë komunave në rajonin e Timokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat