Viola von Cramon: Regjimi i Vuçiqit sjell në rrezik demokracinë

Evropë

Viola von Cramon: Regjimi i Vuçiqit sjell në rrezik demokracinë

Nga: F.B Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Viola Von Cramon

Këshilli i BE-së nuk arriti pajtim në hapjen e asnjë kapitulli të ri për bisedimet rreth anëtarësisë së Serbisë deri në fund të vitit, ka njoftuar “RTS”, sikurse as draft-përfundimet për zgjerimin, duke sugjeruar Serbinë të “fokusohet në reforma dhe përmbushjen e kritereve të kapitujve 23 e 24, ku përfshihen krijimi i gjyqësisë së pavarur, reformat kushtetuese edhe luftimin e krimit e korrupsionit”, transmetojnë “Danas” dhe “Bota Sot”.

Sipas RTS, Holanda, Belgjika, Suedia, Finlanda, Gjermania dhe Bullgaria nuk kanë dhënë dritën jeshile për hapjen e kapitujve të rinj për Serbinë, “duke bërë thirrje në vonesë dhe mungesën e reformave në sundimin e ligjit dhe raportin vjetor të Komisionit”.

Kjo është hera e parë që nga 2014 kur kanë nisur bisedimet e bashkëngjitjes nuk është hapur asnjë kapitull brenda një viti.

Deputetja e të gjelbërve Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian me këtë rast ka thënë se “Ne mendojmë se ky është sinjal i mirë për qasje vepruese të zgjerimit që bazohen në merita”.

Në pyetjen se sa ka kuptim hapja e kapitujve të rinj, kur dihet se Serbia ka pranuar metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, “kapitujt edhe më tutje hapen individualisht, por sipas metodologjisë së re ato trajtohen së bashku”, ajo tha:

Hapja e kapitullit të ri është shenjë se procesi po ec përpara në bisedimet e bashkëngjitjes. Për këtë Vuçiq ka dashur të tregojë se çdo gjë shkon mbarë në Serbi dhe vendi ec përpara në procesin e integrimit evropian. Por, komisari për zgjerim Varhej shumë herë ka thënë se “gjërat thelbësore janë në radhë të parë”, që do thotë se nëse ka probleme me demokracinë thelbësore në institucione të një vendi, procesi nuk duhet të vazhdojë. Për fat të keq ky është rasti me Serbinë, vet shtylla kurrizore e parimeve demokratike u sjell në rrezik me regjimin e Vuçiqit. Mos-hapjen e kapitujve nuk e shohim si inkurajim të atyre që synojnë të arrijnë mbrojtjen e standardeve të drejtave të njeriut”, porosit Cramon.

Kohë më parë Cramon në Twitter e kishte cilësuar lajm të mirë mos-hapjen e asnjë kapitulli të ri për Serbinë si shkak i përkeqësimit të demokracisë, për çka patën reaguar shumë politikanë dhe zyrtarë të shtetit serb, ndër ta Petkoviç, që deklaratën e pati cilësuar si shkelje të pa shënuar më parë. Ministrja e integrimeve Joksimoviç pati theksuar se ajo është e inspiruar kundër qeverisë së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat