Vdes pasi i bie telefoni në vaskë

Evropë

Vdes pasi i bie telefoni në vaskë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Olesya Semenova

I ra nga dora telefoni që ishte duke e karikuar gjatë kohës që ishte në vaskë dhe elekriticiteti e vrau.

Vajza u vra nga shoku elektrik pasi telefoni gjatë karikimit i ra në vaskë, shkruan “DailyMail”.

Olesya Semenova, 24 vjeçe, u gjet e vdekur nga mikesha me të cilën bashkëjetonte në shtëpinë e tyre në qytetin rus Arkhangelsk.

Daria, shoqja e saj tregoi se ajo e gjeti viktimën në vaskë dhe e pa që ajo ishte e pajetë dhe kur e preku atë pësoi shok elektrik.

Telefoni ishte në ujë në atë moment. Autopsia e konfirmoi se Olesya kishte vdekur pasi telefoni i saj kishte rënë në ujë ndërkohë që ajo ishte në vaskë.

Mistria ruse e emergjencave paralajmëroi të gjithë shtetin për fatkeqësinë, në shpresë së do të shpëtoj jetë të tjera që mund të rrezikohen në të njëjtën mënyrë.

Tragjedia na kujton edhe një herë se sa shumë duket të kemi kujdes me pajisje elektronike pran ujit.

Në gusht, një vajzë 15 vjeçe ndërroi jetë në Moskë në rrethana të ngjashme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat