Vaksina anti-COVID sfidon rusët, u kërkohet të lënë alkoolin për dy muaj

Evropë

Vaksina anti-COVID sfidon rusët, u kërkohet të lënë alkoolin për dy muaj

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Rusi

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar qytetarët e tyre se nuk guxojnë të konsumojnë alkool për dy muaj para dhe pasi të marrin vaksinën anti-COVID, “Sputnik V”, shkruan “TheMoscowTimes”.

Sipas autoriteteve, rusët duhet të “jenë të pastër” kur të marrin vaksinën duke mos pirë alkool për dy javë, derisa pasi të marrin atë duhet të durohen edhe për 42 ditë.

“Nëse duam të jemi të shëndetshëm dhe të kemi një përgjigje imunitare të fortë, duhet të heqim alkoolin”, ka thënë Anna Popova, kryeinspektorja e shëndetësisë në këtë vend.

Gjithashtu, ajo rekomandoi që personi që do të vaksinohet, të mos tymosë duhan para dhe pas injektimit për një kohë.

Fundjavën e kaluar, Rusia nisi vaksinimin e popullsisë së saj me vaksinën Sputnik V, që sipas zyrtarëve rusë është 95% efektive.

Rusët njihen si popull që konsumon shumë alkool, sidomos vodkan vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat