Britania e Madhe shënon rritje të infeksioneve të reja me COVID-19

Evropë

Britania e Madhe shënon rritje të infeksioneve të reja me COVID-19

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:20
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, 16.578 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Britaninë e Madhe, raportoi portali Worldometers.

Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë, kur numri i të infektuarve rishtazi ishte 12.282, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 1.766.819.

533 njerëz vdiqën nga koronavirus në 24 orët e fundit, e cila paraqet një rënie krahasuar me një ditë më parë kur numri i vdekjeve ishte 616.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në Britani është 62.566.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat