A po përgatitet Putin për t’u larguar nga pushteti – Duma ruse ia garanton imunitetin e përjetshëm

Evropë

A po përgatitet Putin për t’u larguar nga pushteti – Duma ruse ia garanton imunitetin e përjetshëm

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:07
Foto

Ligjvënësit në Dhomën e ulët të Parlamentit rus kanë miratuar legjislacionin që do t’u japë ish-presidentëve imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale.

Ky legjislacion është një pjesë e një serie më të gjerë e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga presidenti Vladimir Putin, të cilat rusët i votuan me anë të një referendumi këtë verë.

Sipas medieve ruse, këto reforma përfshijnë një dispozitë që do të rivendosë kufijtë e mandatit të Putinit dhe do ta lejojë atë të shërbejë edhe për dy mandate të tjera gjashtë-vjeçare në detyrë.

Në leximin e tretë dhe të fundit të ligjit, Duma ruse forcoi mbrojtjen e imunitetit për ish-presidentët, veçanërisht për Putinin.

Siç raportojnë mediet e huaja, analisti politik Valery Solovei thotë se, Putini ka në plan të jap dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit në fillim të vitit të ri.

Solovei pretendon të këto burime i ka nga Kremlini.

“Unë nuk jam mjek dhe nuk kam asnjë të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme. Diagnoza e dytë është shumë më e rrezikshme, pasi Parkinsoni nuk kërcënon gjendjen fizike, por thjesht kufizon paraqitjet publike. Por ekziston një diagnozë fatale”, kishte thënë Solovei.

Po ashtu, të dhëna nga burimet e brendshme të Kremlinit thanë se, ai ka simptoma që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit.

Spekulimet se mbretërimit të tij 20-vjeçar mund të jetë afër fundit, u rritën pasi u hartuan disa ligje që e bëjnë atë deputet për gjithë jetën kur ai të jep dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat