Kryetari i Parlamentit të Turqisë optimist lidhur me Samitin e BE-së

Evropë

Kryetari i Parlamentit të Turqisë optimist lidhur me Samitin e BE-së

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Mustafa Şentop

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop ka shfaqur shpresën se udhëheqësit e BE-së nuk do të thellojnë mosbesimin midis bllokut dhe Turqisë në samitin e tyre dy-ditorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit në një simpozium mbi Mesdheun Lindor, Şentop tha se BE-ja duhet të bëjë një zgjedhje midis të qenit "i dënuar nga një qasje kufizuese dhe sterile" në çështjet rajonale për shkak të provokimeve nga Greqia dhe administrata qipriote greke ose një "horizonti të madh" që mund të transformojë të ardhmen e kontinentit.

Ai vuri në dukje se blloku do të duhet të kapërcejë krizën e identiteti të shkaktuar nga largimi i Britanisë së Madhe, duke shtuar se qëndrimi i saj ndaj Turqisë do të jetë vendimtar në përcaktimin themelor të BE për të ardhmen e vet.

Samiti dy-ditorë i udhëheqësve të BE-së që fillon sot vjen mes tensioneve të larta në Mesdheun Lindor lidhur me të drejtat e shpimit të naftës dhe gazit.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet e kufirit detar të Greqisë dhe administratës qipriote greke dhe theksoi se këto pretendime të tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe turqve qipriotë.

Ankaraja ka dërguar disa anije kërkimore në muajt e fundit për të hulumtuar për burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e veta në rajon, si dhe ato të Republikës Turke të Qipros Veriore.

Udhëheqësit turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është për zgjidhjen e të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat