Rriten sërish shifrat në Greqi/ 1,534 raste dhe 81 viktima nga Covid-19

Evropë

Rriten sërish shifrat në Greqi/ 1,534 raste dhe 81 viktima nga Covid-19

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:46
Greqi

Greqia ka konfirmuar 1,534 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, brenda ditës humbën jetën 81 persona nga Covid-19.

Me shifrat e sotme, Greqi numëron 121,253 raste me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Sa i përket situatës në spitale, 571 persona ndodhen në intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç ndërsa 166 (29.1%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat