Rriten rastet me Covid-19 në Itali

Evropë

Rriten rastet me Covid-19 në Itali

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Itali

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton 18.727 raste të reja me koronavirus nga 190 mijë testime të kryera.

Për sa i përket viktimave, janë konfirmuar 761 persona të cilët humbën jetën nga virusi.

Vijon të ulet numri i personave të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera në të gjithë vendin.

Rajoni me numrin më të madh të rasteve ditore vijon të jetë Veneto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat