Pse ekspertët britanikë sugjerojnë që Krishtlindjet të festohen në verë?

Evropë

Pse ekspertët britanikë sugjerojnë që Krishtlindjet të festohen në verë?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
London, Krishtlindjet

NHS (National Health Service) - ka paralajmëruar për një valë të tretë të pandemisë, në rast se rregullat anti-Covid lehtësohen. Gjithashtu, ata kanë sugjeruar se Krishtlindjet duhet të festohen në verë.

Deri në tre familje do të jenë në gjendje të grumbullohen nga data 23-27 dhjetor, në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas udhëzimeve të qeverisë. Grupi 'Independent Sage' ka bërë thirrje që qeveria t’i anulojë Krishtlindjet dhe në vend të kësaj të organizohet një festë verën e ardhshme. Sipas grupit, pushimi pesë-ditor, do të çojë në një valë të tretë vdekjeprurëse në muajin janar.

“Duhet të theksohet se nëse të gjithë vendosin të përfitojnë nga rregulli për t'u bashkuar me të afërmit, ekziston një rrezik shumë serioz i valës së tretë të pandemisë,” -kanë thënë ata. 

Gjithashtu dhe  shefi ekzekutiv i NHS, Chris Hopson i kërkoi kryeministrit që të ushtronte kujdes ekstrem.

“Tani po shohim një rritje shqetësuese të normave të infeksioneve në një gamë të gjerë. Është veçanërisht shqetësuese që këto rritje vijnë në fund të një bllokimi të dytë kombëtar. Udhëheqësit janë të shqetësuar se nëse normat e infeksionit mbeten aq të larta sa janë në këtë moment, zbutja e kufizimeve do të shkaktojë një valë të tretë,“ - ka thënë Hopson.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 1,830,956 raste infektimesh dhe kanë ndërruar jetë 64,026 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat