Ministri gjerman i shëndetësisë bën thirrje që të përshpejtohet procesi i miratimit të vaksinës së Pfizer-BioNTech në Evropë

Evropë

Ministri gjerman i shëndetësisë bën thirrje që të përshpejtohet procesi i miratimit të vaksinës së Pfizer-BioNTech në Evropë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Foto Ilustrim

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i ka bërë thirrje Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) të shpejtojë procesin e miratimit të vaksinës Pfizer-BioNTech.

“Tashmë i kemi të dhënat e nevojshme nga BioNTech. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë miratuar vaksinën. Një vlerësim i të dhënave si dhe autorizimi nga EMA duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi Spahn në Twitter të dielën në mbrëmje.

“Kjo ka të bëjë edhe me besimin e njerëzve tek aftësia e Bashkimit Evropian për të vepruar”, shtoi ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi të dielën se vendi do të shkojë në një bllokim më të ‘rëndë’, duke filluar nga java e ardhshme derisa masa do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Masa e re vjen si pasojë e rritjes së rasteve nga coronavirusi në vend. 

Image
Jens Spahn
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat