Deri në muajin mars, Gjermania do të ketë në dispozicion 11 milionë doza të vaksinës së Pfizer/BioNTech

Evropë

Deri në muajin mars, Gjermania do të ketë në dispozicion 11 milionë doza të vaksinës së Pfizer/BioNTech

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Gjermania do të pranojë 11 milionë doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech deri në muajin mars, njoftoi ministria e shëndetësisë në vend.

Sipas medieve të huaja, vetëm në muajin janar, do të sigurohen tre deri në katër milionë doza të vaksinës, bazuar në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë, Hanno Kautz.

“Rreth 11 milionë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNTech do të jenë të disponueshme nga muaji mars”, u shpreh ai.

Kautz u shpreh se Gjermania pret që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë vaksinën BioNTech deri në fund të muajit dhjetor, e cila më pas do të konfirmohet nga Komisioni Evropian.

Të dielën, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i bëri thirrje agjencisë të përshpejtojë miratimin e vaksinës Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat