Brexit: Peshkatarët francezë zotohen të bllokojnë Dover e Calais nëse s’ka marrëveshje për zonat

Evropë

Brexit: Peshkatarët francezë zotohen të bllokojnë Dover e Calais nëse s’ka marrëveshje për zonat

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Pas kërcënimeve britanike në fundjavë, peshkatarët francezë janë zotuar sot të bllokojnë hyrje daljet nga portet respektive të dy vendeve në ngushticë, Dover e Calais nëse nuk zgjidhet mosmarrëveshja e peshkimit në ujërat britanike.

Pronarët e peshkarexhave thanë se nëse përjashtohen nga ujërat britanike ata nuk do të lejojnë kalimin e trageteve me mallrat thelbësore mes porteve kryesore.

Ata shtuan se kërcënimi britanik për dërgimin e luftanijeve për të përzënë peshkatarët e huaj “do të thotë se jemi duke negocjuar për gjëra që lidhen me luftën”.

Dimitri Rogoff, president komitetit të peshkatarëve të rajonit francez të Normandisë, tha se kjo mund të bëjë që peshkarexhat holandeze, belge apo gjermane të grumbullohen në ujërat franceze.

“Nëse ne na hiqen terrenet e peshkimit, nuk do të rrimë duke parë sesi britanikët furnizojnë tregun francez. Ne do të bllokojmë tragetet, për këtë jemi të qartë e të vendosur”.

Udhëheqësi i fuqishëm i peshkatarëve tha se ishte shumë e papërshtatshme që Britania të tregojë forcën.

“Ne e kemi parë këtë edhe më parë dhe kishim shpresuar të mos e shihnim më në Evropë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat