Ulen shifrat në Greqi/ 639 raste të reja dhe 62 viktima nga Covid në 24 orë

Evropë

Ulen shifrat në Greqi/ 639 raste të reja dhe 62 viktima nga Covid në 24 orë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:43
Greqi

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi bën bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Kështu, gjatë 24 orëshit të fundit janë regjistruar 639 raste të reja me Covid-19 në Greqi, një numër më i ulët kahasuar me ditë më parë.

Ndërsa 62 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Nga të njëjtat burime, 558 pacientë janë të intubuar, njofton mediat lokale.

Një ditë më parë, pacientët e intubuar ishin 552 ndërsa viktimat 85.

Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 125,173 të infektuar dhe 3,687 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat