Covid në Itali: 491 viktima brenda ditës

Evropë

Covid në Itali: 491 viktima brenda ditës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Foto Ilustrim

Italia në këtë ditë të parë të javës së sapo nisur ka regjistruar 491 viktima e 12 031 të infektuar nga pandemia.

Janë regjistruar 22 456 të shëruar më shumë e aktualisht janë  675109 persona të infektuar aktivë në Itali.

27765 prej tyre po kurohen në repartet Covid të sistemit spitalor, 3095 janë të shtruar në repartet e terapisë intensive e 644249 pacientë në kushtet e izolimit shtëpiak.

Deri më sot në Itali janë kryer 23.319.310 tamponë e 103.584 janë kryer në 24 orët e fundit

Pandemia globale ka shkaktuar në Itali 65.011 viktima e 1.855.737 të infektuar. 

Ndërsa 1.115.617 persona të infektuar ia kanë dalë deri më sot të shërohen nga virusi Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat