Evropë: A duhet të jetë e detyrueshme vaksina?

Evropë

Evropë: A duhet të jetë e detyrueshme vaksina?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

Fushata historike e vaksinimit masiv historik të Britanisë ka filluar në krahun e një gjysheje 90-vjeçare, shkruante Jessica Murray në The Guardian. Margaret Keenan, një ish ndihmëse në dyqan nga Coventry, tha se e konsideron një “privilegj” të jetë personi i parë në botë që merr vaksinën e Pfizer’s jashtë një studimi klinik. Grupi parë i Mbretërisë së Bashkuar prej 800,000 dozash do të administrohen në 50 spitale të vendit, me njerëz të moshës 80 vjeç e lart të cilët kishin planifikuar vizita në spitale, duke qenë të parët në radhë. 

Teksa miratohen më shumë vaksina, shpresohet para fundit të vitit, dozat do të shkojnë së pari për banorët e azileve, infermierët dhe punëtorët e tyre, pastaj për personelin e vijës së parë të kujdesit shëndetësor e kështu me radhë.  Shërbimi Kombëtar i Shëndetit do të informojë banorët kur të jetë e disponueshme. “Faleminderit NHS tonë,” tha Kryeministri Boris Johnson, “dhe të gjithëve që kanë ndjekur rregullat për të mbrojtur të tjerët.  Ne do t’ia dalim së bashku”. Vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, por supozimi është se shumica e britanikëve do të jenë të lumtur të vaksinohen.

Vaksina duhet të jetë e detyrueshme, shkruante Nikolaus Blome në Der Spiegel. Për të fituar përsëri jetën dhe ekonomitë tona, ne kemi nevojë që 70 përqind e popullsisë të jetë imune ndaj Covid-19. Por prej “burracakërisë politike”, qeveritë evropiane refuzojnë të kërkojnë vaksinime. Në Gjermani, ne tashmë kërkojmë që fëmijët e shkollës të marrin vaksinën e fruthit.  Atëherë, pse po u drejtohemi teoricienëve të konspiracionit, të cilët kanë frikë se do të injektohen me mikroçipa të gjurmueshëm të projektuar nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates?  

Sepse detzrimi i evropianëve të shkojnë në qendrat e vaksinimit do të kthehet në bumerang, shkruante Hugo Rifkind në The Times. Nëse njerëzve u kërkohet të sigurojnë dokumentacion që provon se kanë marrë vaksinën, marrja e atyre dokumenteve do të bëhet “një hile, dhe mashtrim dhe humbje kohe”. Shikoni ligjin francez që kërkon një test të sëmundjes veneriane para martesës. Kur shkova të marr një, mjeku thjesht na paraqiti certifikatën. Kur i kërkova fletën e analizave të gjakut, mjeku tha, “Oh, ti dëshiron që ta bëj realisht?” dhe, i befasuar, e kreu “në mënyrë të çrregullt, ndoshta duke u habitur nga hobet tona”.

Shumë evropianë të mërzitur dhe të zhgënjyer do të përveshin mëngën me kënaqësi nëse kjo do të thotë se ata mund të shijojnë edhe njëherë netët me miqtë dhe pushimet jashtë vendit, shkruante Jacqueline Büchi në Tages-Anzeiger. Zvicra dhe shumë kombe të tjera evropiane lejojnë që kompanitë private të imponojnë vaksinimin për punonjësit dhe klientët, dhe linja ajrore australiane Qantas tashmë ka njoftuar se vetëm njerëzit që kanë marrë vaksinën e Covid-19 do të lejohen në avionët e saj.  

Pronarët e klubeve të natës dhe organizatorët e koncerteve, të dëshpëruar për të mbledhur turmat përsëri në aktivitete, ka të ngjarë të ndjekin shembullin. Qeveritë po vënë bast se qytetarët e tyre do të zgjedhin lirisht një injeksion, shkruante Michele Ainis në La Repubblica. Zgjedhja do të jetë e jona, “por ata që e refuzojnë do të vuajnë një lloj dënimi me burg”. Ne vetëm mund të shpresojmë që një motivim i tillë të bindë mjaft prej nesh për t’u vaksinuar dhe për të mposhtur pandeminë. / Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat