Gjermania izolohet sërish, numër rekord viktimash në 24 orët e fundit

Evropë

Gjermania izolohet sërish, numër rekord viktimash në 24 orët e fundit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet, Gjermania ka hyrë zyrtarisht nga sot në një ”lock-down” të dytë për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Shkollat dhe bizneset jo të rëndësishme do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 janar. Sipas masave të reja të autoriteteve gjermane, vetëm bizneset thelbësore, të tilla si supermarkete dhe banka do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë janë mbyllur që nga nëntori dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokimet e tyre. Gjatë Krishtlindjeve, do të ketë një lehtësim të masave, para së gjithash për takimet familjare.

Prej kohësh masat ishin paralajmëruar, por tashmë Gjermania po përjeton një rritje të madhe të rasteve nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 27,728 raste të reja me koronavirus dhe 952 viktima. Numri i të vdekurve është më i larti i regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat