Irlandë e Veriut, shërbimi shëndetësor nën presion të papërballueshëm

Evropë

Irlandë e Veriut, shërbimi shëndetësor nën presion të papërballueshëm

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:19
Ilustrim

Shërbimi shëndetësor i Irlandës së Veriut po përballet me një presion në rritje në spitalet e tij, me raporte për stres të rëndë në shërbimet e urgjencës, ndërsa numri i infektimeve COVID-19 rritet.

“Të martën në mbrëmje, 17 ambulanca me pacientë mbetën në pritje jashtë spitalit të zonës Antrim, ndërsa brenda, 43 pacientë të tjerë po prisnin për një shtrat në urgjencë”, njoftoi gazeta e përditshme “Belfast Telegraf”.

Krerët ekzekutivë të gjashtë Trusteve të Kujdesit Shëndetësor dhe Social lëshuan një paralajmërim të hënën në lidhje me një presion të papërballueshëm në të gjithë sistemin shëndetësor të Irlandës së Veriut në rast të një rritjeje të mundshme të mëtejshme të infektimeve me COVID-19 në fillim të janarit, raporton ATSh.

Ministri i Shëndetësisë, Robin Sëann pritet të rekomandojë kufizime të mëtejshme që mund të ndikojnë në festimet e Krishtlindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat