Putin frikësohet ta marrë vaksinën Sputnik V

Evropë

Putin frikësohet ta marrë vaksinën Sputnik V

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të enjten, ai nuk do të marrë vaksinën Sputnik V të vendit për shkak të moshës së tij.

Duke folur nga Novo-Ogaryovo, Putini tha se ai përfundimisht do të merr vaksinën kurdo që është i sigurt për ta bërë këtë.

Duke iu referuar provave të Sputnik V, që nuk janë kompletuar ato më të avancuarat, 68 vjeçari Putin tha se po dëgjonte këshillat nga specialistët.

Ndryshe nga Britania e Madhe, ku dozat e para po u jepen të moshuarve, Sputnik V do t’u jepet atyre që janë nga 18 deri në 60 vjeç, të cilët nuk kanë sëmundje kronike dhe ato gra që nuk janë shtatzëna apo që janë gjidhënëse.

Ai gjithashtu tha se do të zgjeronte kapacitetin e prodhimit në mënyrë që miliona doza të vaksinës të jenë të gatshme në vitin e ri.

Në mes rusëve, shpresa se kjo vaksinë do të ndryshonte krizën me COVID-19 është përzier me skepticizëm. Ata po shqetësohen për mënyrën se si u nxitua që vaksina të hyjë në përdorim derisa ende ishte në fazën e testimit nëse do të ishte e sigurt dhe efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat