Johnson bisedon sërish me Von der Leyen, arrihet përparim në negociatat për Brexit

Evropë

Johnson bisedon sërish me Von der Leyen, arrihet përparim në negociatat për Brexit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:30
Boris Johnson, Von der Leyen

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen, gjatë natës së sotme kanë zhvilluar një bisedë telefonike për bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje tregtare mbi Brexit.

Von der Leyen ka thënë se në këtë aspekt është bërë një përparim thelbësor duke shtuar se akoma ka hapësirë për ndryshime të mëdha dhe se tejkalimi i tyre është shumë sfidues.

Ajo me anë të një postimi në Twitter ka bërë se njëra nga çështjet që ka shkaktuar pengesa në negociata është marrëveshja për të drejtat e peshkimit, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat