Macron “ndahet” nga Brigitte

Evropë

Macron “ndahet” nga Brigitte

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Për shkak të infektimit me Covid, Macron do të qëndrojë larg bashkëshortes së tij Brigitte Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u konfirmua pozitiv me Covid-19 një ditë më parë.

Presidenca franceze konfirmoi se Macron do të qëndrojë i izoluar, ndërsa punën do ta zhvillojë në distancë. Kurse aktivitetet e planifikuara i ka anuluar.

Për shkak të infektimit me Covid, Macron do të qëndrojë larg bashkëshortes së tij Brigitte Macron. Deri në plotësimin e ditëve të karantinës, çifti presidencial do të qëndrojë i ndarë.

Emmanuel Macron është izoluar në rezidencën presidenciale “La Lanterne”, ndërsa Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, qëndron në Pallatin Presidencial Elysées.

“Le Parisien” shkruan se Macron do të asistohet gjatë gjithë kohës nga një mjek ushtarak. Presidenti do të qëndrojë i izoluar për 7 ditë dhe më pas do të bëjë sërish testin për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat