Rusia me shifra të frikshme pandemike, raportohen më shumë se 28 mijë raste të reja

Evropë

Rusia me shifra të frikshme pandemike, raportohen më shumë se 28 mijë raste të reja

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Rusi

Rusia ka raportuar një shifër shumë të lartë të rasteve të reja mëngjesin e kësaj të premtje.

Sipas the Guardian, në Rusi janë raportuar 28.552 raste të reja me Covid-19, prej të cilave 6.937 vetëm në Moskë.

Shifra e të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 2.7910.220.

Autoritetet kanë thënë se janë rregjistruar në 611 viktima, duke e çuar numrin e tyre në total 49.762.

Mediat ruse shkruajnë se Rusia ka 19.123 raste aktive për 1 milion banorë dhe 341 viktima për 1 milion banorë, duke u kthyer një ndër vendet më të prekur aprej pandemisë.

Sakaq Rusia po punon edhe me vaksinimin e popullatës në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat