19 Dhjetor - Gjermania kujton viktimat e sulmit terrorist

Evropë

19 Dhjetor - Gjermania kujton viktimat e sulmit terrorist

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Kujtohen viktimat e terrorit

Më 19 dhjetor 2016 islamisti Anis Amri iu vërsul me kamion tregut të krishtlindjeve në Breitscheidplatz në Berlin dhe vrau 12 vetë. Rreziku terrorist është akut në Europë, tha ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht.

Sot qytetet janë më të përgatitura për t'u mbrojtur nga atentatet terroriste. Nuk ishte kështu më 19 dhjetor 2016 në Berlin, kur islamisti Anis Amri iu vërsul me një kamion grumbullit të njerëzve të mbledhur në tregun e krishtlindjeve në sheshin Breitscheidplatz. 12 vetë humbën jetën, shumë të tjerë u plagosën. Në mbrëmje në katër-vjetorin e atentatit janë planifikuar një meshë dhe një kujtim në heshtje i viktimave.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Christine Lambrecht, (SPD) ka paralajmëruar nga rreziku terrorist. "Terrori islamist është një rrezik akut, shumë serioz në Europë, deklaroi ajo në Berlin të premten. "Këtë duhet ta përjetonim në muajt e shkuar, me atentate të tmerrshme terroriste si në Nicë, Vjenë dhe Drezden.”

Image
Një çarje në rrugë kujton viktimat e atentatit në Breitscheidplatz

Në katëvjetorin e sulmit islamist në tregun e krishtlindjeve në Berlin, një nga të afërmet e viktimave, Astrid Passin kritikoi qeverinë gjermane në gazetën «tageszeitung» të shtunën. Passin humbi babanë në sulmin e 19 dhjetorit. Sipas saj nga qeveria gjermane bëhet pak "për të zbardhur vërtet këtë”. Për viktimat dhe të prekuritt nga atentati islamist "është bërë mjaft”, theksoi Passin, por ka nevojë që në kuadrin ligjor të bëhet më shumë si për shembull krijimin e një instance qendrore për të afërmit e viktimave dhe të prekurit. Kështu nuk ka një të ngarkuar të posaçëm për atentatin në Breitscheidplatz që të kujdeset për problemet e të prekurve./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat