Varianti i ri i Covid-19/ Pezullohen fluturimet drejt Britanisë së Madhe

Evropë

Varianti i ri i Covid-19/ Pezullohen fluturimet drejt Britanisë së Madhe

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Ilustrim

Sapo Britania e Madhe paralajmëroi përhapjen e një varianti të ri të Koronavirusit, një numër i madh i vendeve evropiane kanë ndaluar ose pritet të ndalojnë udhëtimet nga ishulli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet, gjithashtu në kuadër të masave mbrojtëse edhe Belgjika ka pezulluar lëvizjen e trenave në drejtim të Britanisë.

Ndërkohë mesditën e kësaj të diele ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka njoftuar pezullimet e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Gjithashtu pritet që një vendim të ngjashëm ta marrë edhe Gjermania. 

Media ndërkombëtare shkruajnë se varianti i ri i virusit është vënë re edhe në Australi, Danimarkë dhe Holandë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat