Franca bllokon kufijtë me Britaninë e Madhe

Evropë

Franca bllokon kufijtë me Britaninë e Madhe

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Franca, Gjermania, Irlanda, Hollanda, Austria, Italia, Rumania, Belgjika dhe Bullgaria kanë vendosur kufizime në udhëtimet nga Britania e Madhe e Bashkuar, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e një lloji të ri të koronavirusit që është deri në 70% më infektues.

Franca njoftoi të dielën në mbrëmje se do të ndërpresë të gjitha udhëtimet nga Britania e Madhe, përfshirë transportin e mallrave, për 48 orë nga dita e dielë.

Vendimi erdhi pasi Presidenti francez Emmanuel Macron thirri një takim urgjent të këshillit shëndetësor për të diskutuar se si të reagojë ndaj qeverisë së Britanisë së Madhe që shtrëngoi masat Covid-19.

Një numër vendesh njoftuan të gjitha kufizimet për udhëtimiet nga Brtiania e Madhe vetëm disa orë pasi Kryeministri Britanik Boris Johnson vendosi masa të reja Covid-19 në Londër dhe pjesë të Anglisë juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat