Zbulimi i “variantit” të ri të Covid-19, Spanja e Portugalia ndalojnë fluturimet nga Britania

Evropë

Zbulimi i “variantit” të ri të Covid-19, Spanja e Portugalia ndalojnë fluturimet nga Britania

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Spanja do të ndalojë fluturimet nga Britania e Madhe duke nisur nga e marta. Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit ditën e sotme. Vetëm shtetasit apo rezidentët spanjollë do mund të futen në vend që nga Britania e Madhe. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Portugalia.

“Vendimi i Spanjës është marrë në bashkëpunim me Portugalinë dhe do të rezultojë në përforcimin e kontrolleve në kufi me Gjilbratarin,” thuhet më tej në deklaratë.

Ndalimin e udhëtimeve që vijnë nga Britania e Madhe e kanë bërë edhe Republika Çeze  dhe Kanadaja, pasi u identifikua një formë e re Covid-19 që përhapet më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat