Franca e ka miratuar: Do të krijohen ushtarë si nga fantastika shkencore

Evropë

Franca e ka miratuar: Do të krijohen ushtarë si nga fantastika shkencore

Nga: B.S. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:45
Ushtari bionik (Ilustrim)

Ushtarët bionikë, të cilët deri më tani kanë qenë një term i trillimeve shkencore, së shpejti mund të shfaqen në fushat e betejës në të gjithë botën. Konkretisht, ushtarët që kanë teknologji të përparuar, që nuk ndjejnë dhimbje, kanë aftësi mbinjerëzore dhe mikroçipa, së shpejti mund të bëhen pjesë e forcave të rregullta ushtarake franceze.

Në fakt, këshilli etik francez i Ministrisë së mbrojtjes dha dritën jeshile për zhvillimin e mundësive të tilla teknologjike dhe bioteknologjike.

Këshilli francez i ka shpallur ata "kyçë për luftën", dhe në shpjegimin e vendimit, gjithashtu deklaruan se instalimi i mikroçipave në ushtarë, të cilët gradualisht do të lëshonin qetësues, do t'i bënte ushtarët rezistentë ndaj dhimbjes, stresit dhe lodhjes.

Mikroçipat mund të shkojnë një hap më tej, duke ua mundësuar ushtarëve të "lidhen" me sistemet e armëve, navigimin dhe mbase sistemet e komunikimit. Ushtria Franceze madje po e shqyrton krijimin e aksesorëve protetikë që do t'u siguronin ushtarëve aftësi të përparuara fizike, njohëse dhe psikologjike.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ushtarët francezë do të bëhen robotë dhe makina të pandjeshme. Sipas planit të këshillit, megjithë të gjitha përmirësimet, ushtarët duhet të respektojnë rregullat ushtarake dhe humanitare.

Ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parley, vuri në dukje se nuk pret që ushtarët bionikë të bëhen realitet francez në të ardhmen e afërt, por shtoi se është e nevojshme të krijohen parakushte për përdorimin e një teknologjie dhe bioteknologjie të tillë në ushtrinë franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat