Gjykata turke dënon gazetarin me origjinë shqiptare me 27 vjet burg

Evropë

Gjykata turke dënon gazetarin me origjinë shqiptare me 27 vjet burg

Nga: B.S. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:22
Can Dündar

Gjykata turke ka dënuar sot gazetarin e njohur të opozitës Can Dündar, i cili jeton në internim në Gjermani, me më shumë se 27 vjet burg nën akuzat se ka ndihmuar një grupi terrorist dhe për spiunazh, njoftoi media lokale.

Gjykatë në Stamboll e gjeti Dündarin, ish-kryeredaktorin e së përditshmes opozitare Cumhuriyet, fajtor për botimin e një studimi, në të cilin pretendonte se shërbimet sekrete turke po furnizonin me armë për grupet islamike në Siri, njofton Beta, duke cituar AFP-në.

Gjykata tha sot se Dündari u dënua me 18 vjet e gjashtë muaj burg për rrjedhjen e informacionit konfidencial dhe spiunazhit në lidhje me botimin e një hetimi për armët e dhëna grupeve të armatosura islamike në Siri, dhe me tetë vjet e nëntë muaj burg për "ndihmë një organizate terroriste", në këtë rast rrjetit të predikuesit Fethullah Gulen.

Ankaraja beson se Gulen, i cili jeton në mërgim në Gjermani, organizoi grusht shtet të dhunshëm kundër Presidentit Erdogan në korrik 2016.

Në maj 2016, Dündar u dënua në gjykatën e shkallës së parë me pesë vjet e gjashtë muaj burg për zbulimin e sekreteve shtetërore, në një rast që provokoi zemërimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky vendim u rrëzua në 2018 nga një gjykatë më e lartë, e cila urdhëroi një gjykim të ri të Dündarit me akuzat e spiunazhit, i cili mbart një dënim më të rëndë.

Dündar u strehua në Gjermani në 2016 pas aktgjykimit të tij të parë.

Në shkurt 2016, Erdogan kritikoi Gjykatën Kushtetuese të vendit të tij për "mosrespektimin" e vendimeve të gjykatës më të lartë të vendit, e cila lejoi Dündarin të ishte i lirë për sa zgjati gjyqi i tij. Sipas vendimit të asaj gjykate, Dündar dhe Erdem Gil, kryetari i atëhershëm i zyrës së Cumhuriyet-it në Ankara, u lanë të lirë pas më shumë se 90 ditësh paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat