Po vjen Biden, çka thotë Putin për këtë...

Evropë

Po vjen Biden, çka thotë Putin për këtë...

Nga: F.B Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk pret asnjë ndryshim në raportet mes ShBA dhe Rusisë pas ardhjes së Joe Biden për president, shkruan “B92” transmeton “ Bota Sot”.

Kjo është një ndër deklaratat e rralla që Putin ka bërë rreth ndryshimit të pritshëm në kreun e shtetit amerikan që nga konfirmimi i Biden nga Kolegji elektoral si fitues i zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

"Kur bëhet fjalë për ndryshimin në krye të ShBA-ve dhe mbase do ta kemi më vështirë, nuk besoj, besoj se do të jetë sikur deri tash” ka thënë presidenti rus Putin.

Këtë deklaratë ai e bëri në takimin që kishte me zyrtarët rus, ku veç tjerave ka kërkuar nga ata vazhdim të zhvillimit të ekonomisë ruse dhe aftësive ushtarake për përballje me “vështirësitë dhe kërcënimet”.

Ndërsa zëvendës-shefi i diplomacisë ruse Sergej Rjabkov më herët ka vlerësuar se Rusia nuk pret “asgjë të mirë” nga presidenti i ardhshëm amerikan, duke potencuar se konsideron se politika e tij e jashtme do të udhëhiqet nga “rusofobia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat