Fillon vaksinimi në Serbi, vaksinën e parë e merr kryeministrja Ana Bërnabiq

Evropë

Fillon vaksinimi në Serbi, vaksinën e parë e merr kryeministrja Ana Bërnabiq

Nga: B.S. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:32
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit, me çka ka filluar vaksinimin kundër Covid-19-shit në këtë vend

Më pas, u vaksinua ministrja e punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale dhe anëtare e Shtabit të Krizës, Darija Kisiq Tepvaçeviq, si dhe epidemiologu Predrag Kon.

Darija Kisiq Tepvaçeviq thotë se Serbia është e njohur me të gjitha aspektet e vaksinës, dhe se punëtorët shëndetësorë që do të japin vaksinën janë trajnuar për këtë.

"Vaksina duhet dhe mund të jetë një dritë në fund të këtij tuneli të gjatë," tha ajo.

Siç tha ajo, do të vaksinohet para të gjithëve për të treguar se sa efektive është vaksina dhe se nuk është e rrezikshme për shëndetin.

"Dua ta tregoj këtë me shembullin personal," tha ministrja.

Sipas RTS-së, përdoruesit e shtëpive të pleqve në Beograd dhe Novi Sad gjithashtu do të përvjelin mëngët e tyre sot.

Vaksinimi masiv, nëse nuk do të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, mund të fillojë në mes të janarit, pret presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Pothuajse 5,000 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Serbi dhe 20,000 doza të reja, të cilat janë planifikuar për punonjësit shëndetësorë, priten shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat