Marrëveshja Britani e Madhe-BE, reagon May: Pres të shohim detajet në ditët në vijim

Evropë

Marrëveshja Britani e Madhe-BE, reagon May: Pres të shohim detajet në ditët në vijim

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Theresa May

Ish-kryeministrja britanike Theresa May ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes post-Brexit, mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian. Në një postim në Twitter, May shkruan se ky ishte një lajm i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja sjell besim tek bizneset dhe ndihmon në vijimin e tregtisë.

Postimi i plotë

“Lajm shumë i mirëpritur që MB dhe BE kanë arritur marrëveshje mbi kushtet e një marrëveshjeje – një që siguron besim për biznesin dhe ndihmon në vazhdimin e rrjedhës së tregtisë. Presim të shohim detajet në ditët në vijim.”

Pasditen e së enjtes u arrit marrëveshja historike mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, në prag të Krishtlindjes, një javë para përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat