Zemëratë në Portugali pasi gjuetarët spanjollë masakruan 500 kafshë të egra

Evropë

Zemëratë në Portugali pasi gjuetarët spanjollë masakruan 500 kafshë të egra

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Fotot e masakrës janë shpërndarë në rrjetet sociale

Zyrtarët e Portugalisë kanë shprehur zemëratën për masakrimin e më tepër se 500 drerëve dhe derrave të egër në një zonë gjuetie në qendër të shtetit, shkruan BBC.

Ministri i Ambientit, Joao Fernandes, ka thënë se vrasjet e bëra nga 16 gjuetarë spanjollë janë të “turpshme” dhe “krim ndaj ambientit” që duhet të dënohet.

Fotot e masakrës janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Gjuetia e kafshëve individuale lejohet, por në këtë incident thuhet se janë vrarë shumica e popullatës së drerëve.

Vrasjet thuhet se kanë ndodhur në një fermë në zonën e gjuetisë Torrebela, në afërsi të Azambujas, rreth 40 kilometra nga kryeqendra e Portugalisë, Lisbona. Këto kanë ndodhur më 17 dhe 18 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat